Qytetari që nuk u lejua të fotografohet me Haradinajn dhe bezdisi këshilltarin teksa vraponte

Qytetari që nuk u lejua të fotografohet me Haradinajn dhe bezdisi këshilltarin teksa vraponte

Në tërë historinë e vrapimit qesharak të kryeministrit Ramush Haradinaj dhe stafit të tij që e ndoqi atë po ashtu duke vrapuar, është një qytetar i cili doli të jetë krejtësisht i pafatë të realizojë dy qëllime të tija: të bëjë një foto me Ramush Haradinajn dhe të flas diçka me këshilltarin e tij, Halil Matoshi.

Në dy video të publikuara nga kjo ngjarje qesharake, shihet një qytetar i cili dështon të fotografohet me Haradinajn, në momentin që kryeministri duke vrapuar kthehet tek një grup nxënësish për të bërë një fotografi, shkruan Insajderi.

Në videon e parë shihet se kryeministri refuzon që edhe ai të jetë në fotografinë që po bënte me grupin e nxënësve.

“Ruju, ruju prej rruge… ruju bre burr, veç me fëmijë njëherë”, i thotë kryeministri.

https://www.youtube.com/watch?v=AH06sd2DM48

Më pas ai tërhiqet nga aty nga një këshilltar dhe sigurim i kryeministrit.

E pasi dështon të fotografohet me Haradinajn, ai shihet teksa i afrohet këshilltarit të tij, Halil Matoshi. Duket se ka për ti thënë diçka, por bash në atë moment, kryeministri fillon të vrapojë e pas tij edhe Matoshi.

Por qytetari insiston që të flas me të, por Matoshi e shtynë më dorë dhe vrapon pas kryeministrit./Insajderi.com