Qytetari publikon videon e “hajnit serik” – ofron shpërblim për personat që japin informata

Qytetari publikon videon e “hajnit serik” – ofron shpërblim për personat që japin informata

Një qytetar i Fushë Kosovës ka dërguar një video në redaksinë e Insajderit, në të cilën shihet një hajn i këpucëve teksa kryen vjedhje në një kompleks banesor, e që sipas qytetarit bëhet fjalë për një “hajn serik”.

Siç thotë qytetari për Insajderin, nuk është hera e parë që ky hajn – i kapur nga kamerat – ka vjedhur këpucët e familjes së tij.

Ai thotë se është hera e dhjetë që hajduti i këpucëve kryen vjedhje të njëjtë, raporton Insajderi. Qytetari nga Fushë Kosova thotë se ofron shpërblim për personat që do të jepnin informata për hajdutin që shihet në video.

“Ofroj shpërblim për informata”, thotë banori i Fushë Kosovës, që dëshiron të mbetet anonim.

Ai thotë se e ka lajmëruar rastin në Policinë e Kosovës, por që sipas tij, policia ka bërë shaka me rastin e tij.

“Kam shku e kam lajmëru në polici, por ata vetëm hajgare më shumë bojshin”, thotë ai për Insajderin. /Insajderi.com