Qytetarët “masakrojnë” kryeministrin në Facebook

Qytetarët “masakrojnë” kryeministrin në Facebook

Një javë pasi ishte formuar qeveria e re e Kosovës me kryeministër Isa Mustafën, në dhjetorin e vitit 2014, Ramush Haradinaj kishte reaguar për një çështje. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e cilësonte të pakuptimtë rritjen e numrit të zëvëndësministrave në qeverinë e sapoformuar.

Haradinaj e konsideronte abuzim me pushtetin emërimin e më shumë se një zëvendësministri në ministritë e qeverisë. Thoshte se është domosdoshmëri të zvogëlohet numri i kabinetit qeveritar.

 Por, tre vjet pas këtij reagimi, Haradinaj u vu në krye të Qeverisë së Kosovës. E veprimet të cilat Haradinaj i cilësonte “abuzuese me pushtetin”, janë duke u ndërmarrë në qeverisjen e tij.

Numri i zëvendësministrave në Qeverinë Haradinaj, për tre muaj qeverisje, ka kapur shifrën e 60 emërimeve.

E qytetarët e kanë gjetur statusin e shkruar nga Haradinaj, në dhjetorin e vitit 2014, duke e kritikuar tashmë kryeministrin e Kosovës. E kanë quajtur në mënyrë ironike “njeri që e mban fjalën” dhe “konsistent”.

“Bravo bre, se konsistent je! Vetëm Ju e mbani Fjalën dhe vetem juve nuk ju lëkundin ‘erërat'”, i thotë një komentues me emrin Avdil Paçarizi, kryeministrit Haradinaj.

E një komentues me emrin Butrint Hasani thotë se kryeministri mund “t’i ketë harruar këto fjalë”.

Të nderuar qytetarë të vendit,Me një gjendje socio-ekonomike siç po gjendet Kosova, Qeveria nuk guxon të ketë më shumë…

Posted by Ramush Haradinaj on Tuesday, 16 December 2014