Qytetarët janë më të kënaqur me institucionet se një vit më parë

22.11.2017 08:19
Qytetarët janë më të kënaqur me institucionet se një vit më parë

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) sot do të lansojë raportin e Pulsit Publik XIII.

Ky raport shpalos përceptimet e kosovarëve rreth drejtimit kryesor politik dhe zhvillimeve tjera në Kosovë.

Ky Puls Publik është sondazh i opinionit i cili ka anketuar 1,305 qytetarë të Kosovës mbi moshën 18 vjeç. Anketa është kryer gjatë muajit shtator dhe në fillim të tetorit 2017.

Rezultatet e fundit të anketës tregojnë një rritje të kënaqësisë me performancën e institucioneve të Kosovës: rreth 36% e kosovarëve u shprehën të kënaqur me institucionet legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore së bashku (krahasuar me 21% në tetor të vitit 2016). Në ngjarje do të prezantohen edhe tregues të tjerë të perceptimit të qytetarëve rreth aspekteve kyçe të jetës së tyre të përditshme.