Qytetarët i besojnë FSK-së dhe Policisë, jo presidentit dhe kryeministrit

Qytetarët i besojnë FSK-së dhe Policisë, jo presidentit dhe kryeministrit

Forca e Sigurisë së Kosovës, dhe Policia e Kosovës janë institucionet më të besueshme të qytetarëve të Kosovës.

Ndërsa institucionet më të pa besueshme janë, presidenti, AKI-ja dhe Ministrin e Punëve të Brendshme.

Këto të dhëna u bënë të ditura sot në tryezën me temë “Monitorimi i Sektorit të Sigurisë së Kosovës: nëntor 2016 – shkurt 2017”, ku edhe u prezantua Observeri i Sektorit të Sigurisë së Kosovës të organizuar nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave.

Mentor Agani hulumtues tha se besimi që është matur nga ky hulumtim nuk është besim i përgjithshëm, por besim në aspektin e sigurisë.

“Të gjitha institucionet kanë pasur rënie në besim. Mirëpo kampionë në besim është FSK ndërsa vlerat më të ulëta i ka AKI, presidenti, drejtori i AKI, Komisionit Parlamentar për Inteligjencë, ministri i Punëve të Brendshme dhe kryeministri”, ka thënë Ai.

Agani ka përmendur edhe besueshmërinë e shqiptarëve të veriut dhe serbëve.

“Sa i përket besimit të shqiptarëve të veriut të Kosovës këta të fundit besimin më të lartë e kanë në FSK dhe Policinë e Kosovës ndërkaq më të ulëtin në presidentin dhe kryeministrin. Përderisa serbët e veriut i besojnë më së shumti Policisë së Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme ndërkaq më së paku Forcës së Sigurisë dhe ministrit të Forcës së Sigurisë”, ka thënë ai.

Vlerat më të larta të besimit sa i përket çështjes së sigurisë nga qytetarët i gëzon FSK-ja me 3.74% të pasuar nga Policia e Kosovës më 3.65%.

Ndërkaq vlera të theksuara të ulëta të besimit gjatë periudhës nëntor 2016-shkurt 2017 kanë shënuar gjashtë institucione si AKI më 2.39% presidenti më 2.22% drejtori i AKI-së 2.14%, Komisioni Parlamentar për Inteligjencë 2.10% ministri i Punëve të Brendshme 2.06% dhe kryeministri 2%./Insajderi.com