Qosja: PDK e LDK ia lanë prushin në duar Haradinajt

Qosja: PDK e LDK ia lanë prushin në duar Haradinajt

Akademik Rexhep Qosja ka thënë se dy sfidat kryesore të Ramush Haradinajt është demarkacioni me Malin e Zi dhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe. Ai ka thënë se ekziston rreziku që këto dy çështja ta rrëzojnë Kryetarin e AAK-së nga pozita e lartë qeveritare.

Qosja ka thënë se pas zgjedhjeve në Kosovë PDK e LDK duhet të shkonin në opozitë, ndërsa, Vetëvendosje të qeveriste vendin. Ai ka folur edhe për Qeverinë e re të Edi Ramës dhe për idenë që dy Akademitë e Shkencave – ajo e Kosovës dhe Shqipërisë – të bëhen një.

“Ramush Haradinajt dhe familjes së tij u takoi të durojnë shumë dhembje gjatë luftës dhe shumë padrejtësi e shumë dhembje edhe pas Luftës. Por, unë nuk e quaj veten të palumtur jo pse Ramush Haradinaj u bë kryeministër, por pse u bë kryeministër i kësaj Qeverie pas tre muajsh zvarritjesh të koalicioneve për krijimin e Kuvendit dhe të Qeverisë dhe pse u bë si u bë”.

“Ramush Haradinajt në të vërtetë ia lanë prushin në duar ata që do të duhej të mbeteshin në opozitë më gjatë – LDK-ja dhe PDK-ja. Them kështu për arsye se mendoj se Ramush Haradinaj, si figurë e autoritetshme jo vetëm në këtë qeveri, por edhe në Kosovë në përgjithësi, pashmangshëm ka para vetes dy sfida të rënda për vendosje: përcaktimin e vijës kufitare me Malin e Zi dhe krijimin e Bashkësisë së Komunave Serbe. Dhe këto dy sfida mund të bëhen arsyeja që Ramush Haradinaj të humbë prestigjin politik ose të humb qeverinë. Për hir të tij do të doja ta humbte të dytën, jo të parën”, ka thënë Qosaj për Gazeta Dita