Qosja: Gjykata private shqiptoi masakër juridike ndaj aktivistëve

Qosja: Gjykata private shqiptoi masakër juridike ndaj aktivistëve

Akademiku, Rexhep Qosja po konsideron masakër juridike vendimin e Gjykatës Themelorë në Prishtinë për dënimin e katër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje me 21 vjet burgim. Sipas Qosjes vendimi i sotëm është një fyerje e rëndë ndaj Kosovës.

“Sot, më 17 nëntor, në Prishtinë ndodhi një masakër juridike, që fyen rëndë drejtësinë, që fyen rëndë mendjen e shëndoshë, që fyen rëndë Kosovën. Viktima të kësaj masakre juridike janë Adea Batusha, Frashër Krasniqi, Egzon Haliti dhe Atdhe Arifi”.

“Këtyre të rinjve me moshë, të rinjve me ide dhe të rinjve me emrat e tyre plot kuptim e bukuri kombëtare ,dënimin ua shqiptoi Gjykata Themelore e Prishtinës, por e përdorur si gjykatë private prej dy blloqeve politike, që tani e sa vite e kanë bërë Kosovën shtet privat”, ka shkruar Qosja në llogarinë e tij në Facebook.

Sipas tij ky vendim i sotëm ka për qëllim t’i rëndojë katër aktivistët, por edhe subjektin politik Lëvizja Vetëvendosje.

“Pronarët e shtetit privat të Kosovës e mësuan Gjykatën Themelore të Prishtinës, që thyrjen e një tulle e gjysmë dhe katër gjysmëdritareve të Kuvendit të Kosovës, t’i quajë terrorizëm me shpresë se ashtu, me këtë marrëzi politike dhe politikologjike, në të vërtetë fashiste, do t’i rëndojë tmerrshëm të përzgjedhurit e urrejtjes së tyre politike – Adean, Frashërin, Egzonin dhe Atdheun, e përmes tyre Lëvizjen Vetëvendosje, e cila me idetë e saj, me programin e saj politik e social, me adhurimin e gëzuar në radhët e rinisë shqiptare, po i shqetëson pamatshëm”, ka shkruar Qosja./Insajderi.com

Sot, më 17 nëntor, në Prishtinë ndodhi një masakër juridike, që fyen rëndë drejtësinë, që fyen rëndë mendjen e…

Posted by Rexhep Qosja on Friday, 17 November 2017