Sahitaj: Qosja dhe Demaçi drejt Çmimit Nobel

Drejtuesi i Unionit të Shkrimtarëve të Kosovës, Reshat Sahitaj, ka thënë se kultura ëshët ambasadori më i fortë i një vendi në botë.

Sahitaj: Qosja dhe Demaçi drejt Çmimit Nobel

Duke iu referuar Rexhep Qosjes, i cili është kandidat për këtë vit për çmimin Nobel për Letërsi dhe Adem Demaçit i cili është kandidat për çmimin Nobel për Paqe, Sahitaj tha se është arritje shumë e madhe për një vend, sepse është çmimi më prestigjioz në botë.

“Ky është një sukses i madh, arritje shumë e madhe, sepse çmimi Nobel është çmimi më prestigjioz në botë”, ka thënë Sahitaj në emisionin e mëngjësit në Klan Kosova.

“Në mesin e kandidatëve, më 7 tetor do të fitojë Adem Demaçi. Sepse kur shikohet historia e tyre shumica e personave të tillë kanë të fituar çmimin Saro, çmimi më prestigjioz në Evropë, e është një parakusht që dikush mund të zgjidhet fitues për Paqe.’’

“Shumica prej vendeve të huaja, kanë shumë optimizëm që Adem Demaçi do të fitojë çmimin për Paqe”.

“Zonja Merkel dhe Trump, kanë dhënë shumë materiale për të arritur një çmim të tillë për ngjarjen e Nobelit, por Adem Demaçi është më i preferuari”, ka thënë Sahitaj.

“Edhe tek fusha e letërsisë ka gjasa që Qosja të jetë fitues”, shpreson ai.

“Gazetat botërore kanë filluar të shkruajnë për shqiptarët për shkak të punës së tyre me veprat e tyre. Është Shën Tereza, Rita Ora, Majlinda Kelmendi e cila fitoi medaljen e artë në Rio duke mos harruar Dua Lipa, e shumë e shumë personazhe të tjera. Kultura është ambasadori më i mirë i një shteti në Ballkan e në botë”, ka thënë më tej Sahitaj.

“Kosova ka pasur disa ngjarje kryesore të tilla duke qenë pjesëmarrje e që i kanë përmirësuar imazhin e saj në çdo mënyrë”, ka thënë ai.