QKUK: Vllasi jashtë rrezikut për jetë

QKUK: Vllasi jashtë rrezikut për jetë

Avokati, Azem Vllasi i cili është plagosur sot në orët e hershme të mëngjesit është jashtë rrezikut për jetë.

Klinika  Emergjente e Qendrës Klinike Universitare e Kosovës, përmes një njoftimi ka bërë me dije se Vllasi është jashtë rrezikut për jetë.

“I plagosuri  menjëherë ka marrë ndihmën mjekësore nga ana e mjekëve të Klinikës Emergjente dhe është jashtë rrezikut për jetë.  Pas ekzaminimeve mjekësore, vërtetohet se  bëhet fjalë për plagosje me armë zjarri”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Vllasi është dërguar për ekzaminim me Tomografi të kompjuterizuar (CT)  dhe pas ekzaminimeve pritet të ndërmerren masat e  nevojshme për trajtim të mëtejmë shëndetësorë, thuhet njw komunikatën e QKUK-së./Insajderi.com