QKUK siguron shiritat e TOT për rregullim të urinimit të pakontrolluar

QKUK siguron shiritat e TOT për rregullim të urinimit të pakontrolluar

Në Klinikën e Urologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) po kryhet një ndërhyrje e cila rregullon urinimin e pakontrolluar.

Urinimi i pakontrolluar që njihet si ‘stres incontinenca urinare’, ka filluar të trajtohet me shumë sukses, përderisa QKUK njofton se ka siguruar shiritat e TOT që mundësojnë korrigjimin e saj.

Deri tani, ky shërbim është kryer rrallë në pamundësi të blerjes së tyre nga ana e pacientëve.

Klinika e Urologjisë ka ekip të përgatitur dhe trajnuar për ta kryer këtë shërbim, andaj pacientët që kanë nevojë për këtë shërbim mund të drejtohen tek Klinika e Urologjisë në QKUK.