QKUK ofron mamografi falas për gratë gjatë muajit tetor

QKUK ofron mamografi falas për gratë gjatë muajit tetor

Me rastin e shënimit të  muajit tetor,  si muaj  i vetëdijësimit të luftës kundër kancerit të gjirit, Klinika e Radiologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës organizon fushatën e kryerjes së mamografisë  gratis nga 1 deri më 31 tetor.

Qëllimi i fushatës këtë vit do të jetë kryerja e mamografisë  tek  femrat të cilat për herë të parë do të bëjnë këtë ekzaminim (mosha 40 vjeçare e sipër).

QKUK bën me dije se këto ekzaminime do të ofrohen në një orar të veçantë të punës (në ndërrimin e dytë, vetëm për këtë fushatë, me qëllim që mos të ngarkohet  orari i   rregullt  i punës)

Klinika e Radiologjisë  apelon tek të gjitha femrat e moshës 40 vjeçare e sipër që s’kanë bërë kurrë mamografi, të bëjnë patjetër.