Qindra shkencëtarë ndërkombëtarë i dalin Vjosës në mbrojtje

228 shkencëtarë nga vende të ndryshme të botës i janë bashkuar përpjekjes së aktivistëve dhe studiuesve shqiptarë për të mbrojtur lumin Vjosë, ndërsa i kanë dërguar të mërkurën kryeministrit Rama kërkesën e tyre zyrtare për një moratorium 3-vjeçar.

Qindra shkencëtarë ndërkombëtarë i dalin Vjosës në mbrojtje

Qindra shkencëtarë ndërkombëtarë i janë bashkuar nismës së aktivistëve që i kërkojnë qeverisë shqiptare moratorium të HEC-eve mbi lumin Vjosë.

228 shkencëtarë nga vende si Austria, Gjermania, Shtetet e Bashkuara, Italia, Sri Lanka, Hungaria, Spanja, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar, Çekia etj nënshkruan memorandumin e shkencëtarëve dhe mjedisorëve, të cilën ia dërguan të mërkurën kryeministri shqiptar Edi Rama.

Ata iu bashkangjitën listës së mëparshme të qershorit 2016 me 50 studiues shqiptarë.

Të njohur si miqtë e Vjosës, kërkesat kryesore të rreth 300 shkencëtarëve dhe mjedisorëve janë moratoriumi 3-vjeçar i ndërtimit të hidrocentraleve në lumin Vjosë dhe në degët e saj; realizimi i një vlerësimi të ndikimit në mjedis gjatë periudhës 3-vjeçare; si dhe një hulumtim sistematik dhe vlerësim i detajuar i lumit Vjosë nga shkencëtarët shqiptarë dhe të huaj.

Firmëtarët e memorandumit iu zotuan kryeministrit Rama në letrën e tyre të sigurojnë fondet për programin kërkimor ndërdisiplinor 3-vjeçar…/Reporteri.al