Qindra njerëz vizitojnë shtëpinë ku lindi Nënë Tereza

Qindra njerëz vizitojnë shtëpinë ku lindi Nënë Tereza

Vendlindja e Nënë Terezës, Shkupi po pret me emocion ditën e diel të shenjtërimit të saj. Shtëpia muze, aty ku Gonxhe Bojaxhiu jetoi deri në moshën 18 vjeçare pret me dyert hapur për të gjithë vizitorët, të cilët kanë qenë të shumtë ditët e fundit.

Kuratori i muzeut Dragan Kostiç tregon sesi ka qenë jeta e saj ne Shkup, derisa Nënë Tereza u nis drejt Indisë nëpërmjet Irlandës.

Ndërsa Maqedonia ka qenë e përfshirë në trazira politike dhe protesta muajt e fundit, tani banorët e Shkupit kanë bashkuar lutjet për të nderuar atë.

“Ajo ishte një grua me një kontribut të madh që nuk mund të përshkruhet me fjalë. Ajo na mësoi në modestinë dhe anën njerëzore”, shprehet Stojmen Nasteski, banor i Shkupit.

“Sigurisht që më bën krenar sepse një person krejtësisht i thjesht do të shpallet shenjtor. Dhe ajo u shenjtërua nëpërmjet humanitetit dhe punës së nderuar që Gonxhe Bojaxhiu ka bërë gjithë jetën e saj”, shprehet Venco Donev, një tjetër banor i Shkupit.