" />

Qeverisë i shtohet edhe një zëvendësministër

Qeverisë i shtohet edhe një zëvendësministër

 

Ish-kandidati për kryetar të Lipjanit nga Nisma për Kosovën, Heset Sahiti, është emëruar sot zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.

Këtë lajm e ka bërë të ditur dega e Nismës për Lipjan, teksa ka uruar Sahitin për detyrën e re, ndërsa ka falënderuar strukturat e NISMA-së në qendër për besimin e dhënë ndaj kryetarit të degës së Nismës në këtë komunë.

“Jemi të sigurt që z.Heset Sahiti do ta kryejë detyrën me përgjegjësi dhe përkushtim ashtu siç ka bërë deri tani! Urime e suksese kryetar”, thuhet në njoftimin e Nismës.

Sahiti është radhitur i pesti me vota në zgjedhjet lokale për kryetar të Lipjanit.