Qeveria “vendos” për lejimin e tendave në Shesh

Qeveria “vendos” për lejimin e tendave në Shesh

Qeveria e Kosovës ka vendosur që të lejojë vendosjen e tendave në Sheshin “Skënderbe” në Prishtinë, ka mësuar Insajderi.

Qeveria ka thirrur në takim drejtorin e Policisë, Shpend Maxhuni.

Më herët ishte vendosur që të mos lejohej vendosja e tendave në emër të sigurisë publike. Mirëpo, opozita ka marrë leje prej Komunës për shfrytëzim të hapësirave publike.

Policia para pak orësh ka thënë se nuk do të lejohet vendosja e tendave.

“Askush nuk ka kërkuar leje për të vendosur shatorrë. Policia do t’i largojë ato në raste se nuk ka leje”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

Vendimi për lejimin e tyre nuk është marrë nga Policia, por nga Qeveria.