Qeveria u kërkon komunave të zbatojnë Ligjin për Veteranët e UÇK-së

Qeveria u kërkon komunave të zbatojnë Ligjin për Veteranët e UÇK-së

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe ajo e Punës dhe Mirëqenies Sociale, përmes një shkrese kanë kërkuar nga kryetarët e komunave të Kosovës që të ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbatimin e ligjit për Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ministri i Punës, Arbana Abrashi e ka bërë të ditur këtë duke publikuar edhe shkresë në  llogarinë e tij në Facebook.

“Kjo shkrese është vetëm një nga veprimet drejt përmirësimit të mirëqenies se gjitha kategorive të dala nga lufta, kurse gjatë vitit do të përmirësojmë edhe më tutje këtë adresim duke krijuar një trupë të vetme, që trajton tërë këto kategori”, shkruan Abrashi.

Në shkresë, ndër të tjera, thuhet se Komunat e vendit janë të obliguara të garantojnë të drejtën për punësim për kategorinë e pjesëtarëve të UÇK-së, përmes përparësisë ndaj konkurrentëve të tjerë në kushte të barabarta.

shkresa