Qeveria tërheq projektligjin për demarkacion, paralajmëron diçka tjetër

Qeveria tërheq projektligjin për demarkacion, paralajmëron diçka tjetër

Në mbledhjen e sotme Qeveria ka tërhequr ligjin për demarkacion me Malin e Zi. Kjo erdhi pas zhvillimeve të reja dhe marrëveshjes së arritur mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Malit të Zi, Filip Vujanoviq, e cila mundëson korrigjime nëse gjenden gabime në marrëveshjen paraprake.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se më vonë qeveria do të çojë në Kuvend ligjin e ri, ku do të inkorporohet kjo marrëveshje.

Qeveria sot gjatë ditës ka paralajmëruar mbledhjen e radhës e cila do të mbahet prej orës 16:00.