Qeveria tërheq ligjin për pagat

Qeveria tërheq ligjin për pagat

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë u miratua tërheqja e Ligjit për paga nga procedurat e Kuvendit deri në hartimin e dy ligjeve të tjera.

Kryeministri Isa Mustafa, tha se është mirë të tërhiqet ky ligj derisa të harmonizohet me dy tjerë.

“Derisa të hartohet Ligji i shërbyesve civil dhe administratës publike do ta tërheqim ligjin për Pagat nga Kuvendi. Pastaj duhet  të harmonizohen të tri ligjet në bashkëpunim me zyrën civile dhe zyrën e BE”, tha Mustafa.