Pasi kishte vendosur që flamuri shtetëror ta zëvendësojë atë kombëtar në hyrje të kryeqytetit, Prishtinës, tash Qeveria ka vendosur ta kthejë.
“Për Ministrin e Ministrisë së Administratës Publike, për marrjen e veprimeve të nevojshme për vendosjen e flamurit Kombëtar Shqiptar në hyrje të qytetit të Prishtinës, te rrethrrotullimi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit””, thuhet në vendimin e Kryeministrit Ramush Haradinaj që mban datën e sotme.
Para se të zëvendësohej flamuri kombëtar me atë shtetëror, ishte zhvilluar një debat i ashpër, duke e kundërshtuar këtë veprim.
Kosova gjendej para 10-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe i duhej ta dëshmonte shtetësinë.
Në mbrëmjen kur deshën ta vendosin flamurin, kishte pasur rezistencë, ku iu desh policisë të ndërhynte dhe të krijonte kushte për vendosjen e flamurit shtetëror./Insajderi.com