Qeveria organizon manifestim për 19-vjetorin e rënies së Jasharëve

Qeveria organizon manifestim për 19-vjetorin e rënies së Jasharëve

Me rastin e 19-vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari, Qeveria e Republikës së Kosovës, organizon manifestimin gjithëpopullor, në kujtim dhe nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroizmit të Komandantit Legjendar dhe familjes Jashari.

Në këtë ceremoni marrin pjesë presidenti Hashim Thaçi,  kyeparlamentari Kadri Veseli dhe Kryeministri Isa Mustafa.

Manifestimi do të mbahet në Kazermën e FSK-së “Adem Jashari” në Prishtinë, prej orës 11:00./Insajderi.com