Qeveria nis “gjahun” për votat për demarkacion deri të enjten

Qeveria nis “gjahun” për votat për demarkacion deri të enjten

Qeveria e Kosovës ia ka përcjellë Kuvendit të “modifikuar” Projektligjin për Marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, duke kërkuar mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të enjten në orën 11:00, shkruan sot Koha Ditore.

Projektligjit i është bashkëngjitur “Deklarata e përbashkët” e presidentëve Thaçi-Vujanoviq, si dhe raporti i Komisionit Shtetëror, i cili është në kundërshtim me versionin zyrtar.

Sipas asaj që ka thënë Haradinaj, të gjitha dokumentet do të hidhen në votim. Me gjithë lëvizjet në Qeveri, pala malazeze nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për ta përligjur deklaratën e dy presidentëve. Madje zyrtarë të këtij shteti kanë thënë se deklarata gjendet brenda neneve të Marrëveshjes së ratifikuar tashmë.

Projektligji i ndryshuar përmban vetëm katër nene. Ndryshimi i vetëm nga Ligji i kaluar është në nenin 3, ku janë futur “Deklarata..” dhe raporti i Komisionit të ri.