Qeveria në mbledhje, por nuk diskuton për FSK-në

Qeveria në mbledhje, por nuk diskuton për FSK-në

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thirrur një mbledhje të kabinetit të tij qeverisës, por ekzekutivi nuk pritet që të diskutojë lidhur me projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në rend dite për diskutim janë Raportit Vjetor të Punës së Qeverisë për vitin 2016, shqyrtimi i Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit 2017-2021, shqyrtimi i Propozim-vendimit për nisjen e procesit të planifikimit të IPA 2018-2020.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i ka dërguar Qeverisë së Kosovës gjatë kësaj jave projektligjin e iniciuar nga Presidenti Hashim Thaçi për ndryshimin e misionit të FSK-së, dhe është thënë që ky projektligj do të dërgohet në Kuvend për miratim brenda disa ditëve./Insajderi.com