Qeveria ndan mbi 400 mijë euro për Avokatin e Popullit

Qeveria ndan mbi 400 mijë euro për Avokatin e Popullit

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është vendosur që Institucionit të Avokatit të Popullit t’i ndahen 420 mijë euro buxhet.

Kjo ndarje mjeteve bëhet pasi që kërkesa fillestare për ndarje buxhetor në fillim të vitit 2016 nuk ishte përmbushur nga qeveria.

Ditë më parë, Ministri i Integrimeve Evropiane Bekim Collaku, njoftoi se më në fund qeveria i kë bërë zgjidhje Avokatit të Popullit edhe me objekt pasi qw sw shpejti Avokati i Popullit do të vendoset në ndërtesën e ish-bankës së Lubjanës.

Me këtë konsiderohet se  është plotësuar njëri nga tetë rekomandimet e mbetura për liberalizimin e vizave./Insajderi