Qeveria miraton strategji për integrimin e komunitetit malazez

Qeveria miraton strategji për integrimin e komunitetit malazez

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot strategjinë për afirmimin dhe integrimin e komunitetit malazez në Kosovë 2016-2021.

Kjo strategji është hartuar me qëllim të mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të komuniteteve që jetojnë në Kosovë dhe garantimin e të drejtave të komunitetit malazez në përputhje me Kushtetutën e  Kosovës, standardet ndërkombëtare dhe legjislacionin në fuqi, për të drejtat e komuniteteve jo shumicë në Kosovë., thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Kryeministri Mustafa bëri të ditur se për këtë Strategji, kanë biseduar edhe me Qeverinë malazeze.

“Ne kemi biseduar edhe në takimin që kemi pas me zëvendëskryeministrin Kuçi me kryeministrin malazez herën e kaluar në Shkodër këtë çështje. Ata kanë shprehur përkrahjen e tyre, por kanë konsideruar që Strategjia duhet të ketë kuptim më të gjerë sesa shoqatën e malazezve e cila është këtu. Ndërkohë ne e kemi kontaktuar Qeverinë malazeze dhe ata janë pajtuar që kjo Strategji të jetë ajo që duhet të jetë. Do të thotë, tash Strategjia ka marrë përmasa dhe relacione më të gjëra sesa që fillimisht i ka pas dhe shpreh interesin e të dy vendeve”, ka thënë ai./Insajderi.com