Qeveria miraton raportin për matjen e territorit

Qeveria miraton raportin për matjen e territorit

Qeveria e Kosovës e ka miratuar raportin e Komisionit për Matjen e Territorit me asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se edhe raporti për matjen e territorit e ka vërtetuar se Kosova nuk humb territor nga çështja e Demarkacionit.

“Jam i lumtur që qëndrimet që i kemi pasur nga SHBA dhe vlerësimet e komisonit ndërkombtar të caktuar nga Atifete Jahjaga dhe Komisionit Shtetëror përputhen në me të dhënat e këtij komisioni. Kjo tregon që Kosova nuk ka humbur territor. Kemi argumetet e plota dhe te pakontestueshme që Kosova nuk ka humbur territor dhe besoj që kjo do i hap rruge ratfikimit. Këtë material do ta publikojmë do t’ia dwrgojmë presidenit dhe deputetëve që të inforomohen. Jam i bindur se ky raport do të jap rezultate në unfikimin e spketrit politik dhe ftoj për unfikim spektrin politik. Po ashtu besoj që ky raport do t’i hap  rrugë eshe procesve integruese”, u shpreh kryeministri Isa Mustafa.

Raportin në Qeveri dhe rezultatet e dalura nga ky raport i ka prezantuar kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe kryetari i Komisionit për Matjen e Territorit, Hivzi Islami.

Ai ka thënë se matja është kryer në mënyrë profesionale dhe se kundërshtarët e këtij komisioni dhe metodave të tij janë injorantë e mediokër.

Tash pas miratimit të këtij raporti, pritet që qeveria ta procedojë për t’u votuar në Kuvend. /Insajderi.com