Qeveria kërkon afatizim të dialogut me Serbinë

Përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës vlerësojnë se dialogu Prishtinë - Beograd duhet të afatizohet, pasi, sipas tyre, ky proces nuk mund të zgjasë deri në pafundësi.

Qeveria kërkon afatizim të dialogut me Serbinë

Madje përfaqësuesit e kabinetit qeveritar këtë kërkesë e kanë prezantuar edhe para zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian.

Ndërsa opozita nuk është unike për çështjen e dialogut. Lëvizja Vetëvendosje konsideron se ky dialog duhet të ndërpritet dhe se me Serbinë, sipas tyre, mund të dialogohet vetëm pas njohjes nga shteti fqinj dhe vetëm për çështje të përbashkët, e jo për çështje të brendshme të Kosovës. Ndërsa, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës konsideron se dialogu duhet të ndryshojë format dhe se duhet të ketë agjendë të qartë, shkruan Zëri.