Qeveria Haradinaj do të mbrohet nga padia e biznesit pronë e Pacollit

Qeveria Haradinaj do të mbrohet nga padia e biznesit pronë e Pacollit

Një ndër punët e vështira që e presin Qeverinë e Ramush Haradinajt në mandatin e tij si kryeministër është edhe një betejë ndërkombëtare të drejtësisë, saktësisht në Gjykatën e Arbitrazhit.

Me 24 korrik të këtij viti, kur Haradinaj po mundohej ti bënte numrat për të formuar Qeverinë e tij, duke përfshirë edhe bisedat me deputetë të AKR-së, kompania në pronësi të Behgjet Pacollit kishte ushtruar padi ndaj Qeverisë së Kosovës për çështjen e Hotel Grandit.

Hiq më pak sesa biznesmeni Behxhet Pacolli dhe kompania e tij “MabCo Sontructions” ka paditur Qeverinë e Kosovës, përkatësisht Ministrinë e Drejtësisë.

Lajmin e kishte marrë vesh Insajderi ndërsa vet Gjykata e Arbitrazhit e njohur me emrin zyrtar si Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve e ka publikuar këtë informacion në faqen e Bankës Botërore.

Historia e Grandit do të shqyrtohet nga Gjykata e Arbitrazhit

Përmes këtij publikimi, Arbitrazhi ka treguar se e ka pranuar lëndën e kompanisë në pronësi të Pacollit me datën 21 korrik.

Në këtë informacion thuhet se subjekti i mosmarrëveshjes është “blerja e aksioneve” dhe hyn tek sektori i turizmit, sipas të dhënave të publikuara nga Arbitrazhi.

Padia e kompanisë në pronësi të Pacollit ka të bëjë me rastin e Hotel Grandit të cilin Pacolli e kishte blerë e më pas i ishte anuluar ky privatizim. Kjo temë ka qenë një ndër më të komentuarat në vitet e fundit në Kosovë, sa i përket skandaleve të privatizimit në vend.

Pranimi i lëndës në Gjykatën e Arbitrazhit është hapi i parë që padia të ecë tutje megjithatë kjo nuk do të thotë asgjë për vendimet që kjo gjykatë mund të marrë.

Insajderi ka marrë vesh se kompanisë së Pacollit i është kërkuar që brenda 10 ditëve të dërgojë materialet përcjellëse./Insajderi.com

Nga pronësia e dyshimtë tek akuzat për ryshfet- Historia e Grandit që do shqyrtohet në Arbitrazh