Qeveria Haradinaj projekton vetëm 60 mijë vende pune brenda mandatit

02.11.2017 08:09
Qeveria Haradinaj projekton vetëm 60 mijë vende pune brenda mandatit

Rritje çmimesh e ulje buxheti për pagat në raport me bruto produktin vendor, janë parashikime të bëra nga Qeveria, referuar periudhës 2018-2020. Dhe në opsionin më optimist, në gjithë mandatin qeverisës nuk pritet të krijohen më shumë se 60 mijë vende pune, shkruan sot Koha Ditore.

Të dhënat janë përfshirë në dokumentin që përmban parashikimet makrofiskale për tre vjetët e ardhshëm, e i cili i është bashkëngjitur Projektbuxhetit të 2018-s që është miratuar nga Ekzekutivi një ditë më parë.

Mbështetur në të, rritja e bruto produktit vendor në 2018-n do të jetë në normën prej 4.6 për qind. Në dy vjetët pasues parashikohet përshpejtim i rritjes reale ekonomike në 4.9 për qind, përkatësisht 5.3 për qind.