Qeveria Haradinaj demanton Veselin për ndërtimin e stadiumit të ri në Drenas

Qeveria Haradinaj demanton Veselin për ndërtimin e stadiumit të ri në Drenas

Një orë pasi që kryetari i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli deklaroi se ka marrë mbështetje nga Hungaria për ndërtimin e stadiumit në Drenas, këshilltari i kryeministrit, Avni Arifi ka deklaruar të kundërtën e asaj që ka deklaruar Veseli.

Ai ka thënë se stadiumi i paraparë do të ndërtohet në Bërnicë dhe nuk do të zhvendoset në Drenas.

Ai ka thënë se pas pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA, vendi ynë ka nevojë për shumë infrastrukturë sportive, por stadiumi i paraparë në Bërnicë sipas tij nuk është zhvendosur dhe si i tillë do të ndërtohet aty ku edhe ishte paraparë.

“Pas pranimit te Kosovës në UEFA dhe FIFA ka nevojë për infrastrukture sportive. Plot komuna mendojnë seriozisht për infrastrukture plus. Reagimi im ka te beje vetëm me lajmin e zhvendosjes se stadiumit nga Bernica diku tjetër”.

“Ky stadium nuk është zhvendose kurse uroj qe çdo komune e Kosovës të ketë mundësi për ndërtim të stadiumeve. E them edhe njëherë se stadiumi nuk është zhvendos nga Bernica ne Drenas”, ka thënë Arifi për Insajderin.

Ai më tej ka thënë se zhvendosja e një investimi kapital është gjithmonë e gabuar dhe edhe në këtë rast, nuk do të ketë zhvendosje.

“Zhvendosja e një investimi kapital nga një komune ne komunën tjetër pa konsultim dhe miratim te ndërsjellë është gjithmonë vendim i gabuar dhe kjo nuk do te ndodhe”, ka thënë Arifi.

Ditëve të fundit ka pasur paqartësi të mëdha se ku do të ndërtohet stadiumi i ri i Kosovës, të gjitha këto paqartësi janë shtuar pas deklarimeve të kryetarit të kuvendit, Kadri Veselit dhe kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovcit, se stadiumi do të nderohet në Drenas./Insajderi.com

Drenasi gati për ndërtimin e stadiumit – qeveria e quan gënjeshtër të kulluar