Qeveria e SHBA-së publikon video të testeve sekrete të armëve nukleare

Qeveria e SHBA-së publikon video të testeve sekrete të armëve nukleare

Filmime të qindra testeve nukleare të cilat janë bërë gjatë Luftës së Ftohtë janë nxjerrë nga lista e dokumenteve sekrete për herë të parë dhe janë publikuar në YouTube, shkruan The Independent.

Mes viteve 1945 dhe 1962, SHBA-të kanë kryer 210 teste nukleare në shkretëtirën e Nevadës dhe në disa ishuj të izoluar në Pacifik, derisa shqetësimet për pasojat nukleare i bënë ata të bënin testet nën tokë apo lart në atmosferë.

Greg Spriggs, fizikan i armëve nukleare, thotë që rreth 10,000 filma ishin në prag të dekompozimit nga qëndrimi 65 vjeçar në arkiva, ku edhe nuk do mund të shpëtoheshin më. Prandaj ata duhet të digjitalizohen sa më parë.

Shkencëtarët kanë gjetur rreth 6,500 filmime dhe kanë skanuar 4,200 por kanë analizuar vetëm 400 deri në 500 filma.

Testet nukleare janë ndaluar në vitin 1996, prandaj edhe incizimet janë vetëm të viteve 1950-ta.

Tani këto filmime janë duke u analizuar edhe më tej pasi që shumë detaje u kanë ikur analizuesve vite më parë.

“Ne kemi zbuluar që shumë pjesë të informacionit nuk ishin analizuar në vitet e 50-ta dhe tani po zbulojmë gjëra të reja për këto detonime që nuk i kemi parë më parë,” tha Dr. Greg Spriggs.