Qeveria e Kosovës e treta në Ballkan për transparencë

Qeveria e Kosovës e treta në Ballkan për transparencë

Open Data Kosovo (ODK) në bashkëpunim me një rrjet të organizatave të shoqërisë civile rajonale, kanë matur dhe analizuar transparencën e 275 institucioneve të pushtetit ekzekutiv rajonal duke mbledhur mbi 15 mijë të dhëna në lidhje me institucionet publike.

Bazuar në këtë të dhënave ka dalur se Qeveria e Kosovës renditet e tretë në Ballkanin Perëndimor në transparencë me një rezultat të përgjithshëm prej 39.95%.

“Mungesa e planifikimit strategjik dhe promovimin e qeverisjes së hapur si një strategji kombëtare përbën një pengesë të rëndësishme për përparimin e mëtejshëm”, thuhet në njoftimin për media të Open Data Kosovo.

Bazuar në këtë analizë zyra e kryeministrit prinë për nga mos lejimin e qasjes në dokumentet publike, me një rezulatat prej 65, 38%. Ndonëse thuhet se kjo zyrë ka rezultatin e dytë më të mirë ne rajon të hapjes, që korrespondon me 60.80%.

Ndërsa Ministritë përmbushin 40% të kriteret e hapjes, ndërkohë që janë shënuar mjaftë ulët në kategorinë e Qasshmërisë

“Ministritë e Kosovës shënuan mbi mesatare në komponenten e transparencës me një total prej 53%. Buxheti mbetet një aspekt i dobët i transparencës për ministritë e Kosovës; vetëm shtatë ministritë kanë publikuar informacionin e mbi buxhetin”, thuhet në njoftim.