Qeveria e alarmuar nga rreziku i të kthyerve prej Sirisë

Qeveria e alarmuar nga rreziku i të kthyerve prej Sirisë

Humbjet në territor që ISIS-i i ka pësuar në Siri e Irak kanë rritur frikën në Kosovë.

Kjo për shkak se kosovarët e përfshirë në konflikt mund të kthehen dhe të synojnë sulme terroriste këtu, shkruan sot “Koha Ditore”.

Drojën Qeveria e ka shprehur në draftin e Strategjisë shtetërore kundër terrorizmit, që i referohet periudhës kohore 2018-2022, e ku alarmohet se “individët e radikalizuar mund të kryejnë akte të dhunës ekstreme ndaj popullsisë dhe institucioneve edhe në shtetin e tyre”.

Për ta parandaluar këtë, Qeveria ka paraparë t’i orientojë në katër shtylla aktivitetet: në parandalim, në mbrojtje, në ndjekje dhe në reagim.