Qeveria e dërgon në Kuvend projektligji për Liritë Fetare

Qeveria e dërgon në Kuvend projektligji për Liritë Fetare

Qeverisë së Kosovës në mledhjen e sotme kanë diskutuar për Projektligjin për Liritë Fetare në Kosovë.

Përmes këtij projektligji parashihet që asnjë bashkësi fetare nuk mund të zhvillojë veprimtari pa pasur statusin e personit juridik. Pas diskutimeve projektligj është proceduar për në Kuvend.

Gjithashtu u miratua edhe shqyrtimi i projektligjit për kontrollin e brendshëm të financave publike.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti tha se ky projektligj siguron rishikimin dhe përshtatjen e infrastrukturës ligjore.

“Ky ligj ndihmon në qartësimin e rrugës për negociatat me BE. Kjo reformë pritet të rrisë transparencën, përmirësimin e shërbimeve qytetare, menaxhimin e fondeve etj”, tha ai.