Qeveria dënon sulmin ndaj Sokol Zogajt

16.08.2017 18:00
Qeveria dënon sulmin ndaj Sokol Zogajt

Qeveria e Kosovës ka thënë se dënon sulmin ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj.

“Qeveria e Kosovës konsideron se ky akt i rëndë i kryer ndaj z.Zogaj është sulm ndaj institucioneve të Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës fton organet kompetente që të marrin të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit dhe vënien para drejtësisë të kryesve të tij”, thuhet në një komunikatë për media nga Zyra e Kryeministrit.

“Duke i uruar z. Zogaj shërim sa më të shpejt, Qeveria e Kosovës, fton bartësit e detyrave të rëndësishme shtetërore që të vazhdojnë punën dhe përkushtimin e tyre për mbarëvajtjen e institucioneve dhe proceseve demokratike, si parakusht i luftimit të dukurive negative dhe kryerësve të tyre.”/Insajderi.com