Qeveria dënon sulmin ndaj Azem Vllasit

Qeveria e Kosovës ka dënuar sulmin ndaj avokatit Azem Vllasi, duke e quajtur një veprim të papranueshëm për shoqërinë demokratike.

“Qeveria e Republikës së Kosovës dënon sulmin e armatosur, i cili la të plagosur avokatin Azem Vllasi, duke i uruar shërim të shpejtë z. Vllasi, Qeveria e Kosovës konsideron se veprime të tilla janë krejtësisht të papranueshme në një shoqëri demokratike, thuhet në një komunikatë për media.

Qeveria e Kosovës, ka ftuar institucionet kompetente të rendit dhe drejtësisë që të vënë para përgjegjësisë kryesit e këtij akti kriminal.

Avokati Azem Vllasi është sulmuar në mëngjesin e sotëm me armë zjarri dhe është jashtë rrezikut për jetë. /Insajderi.com