Zelanda e Re konfirmoi se zëvendëskryeministri i Australisë, Barnaby Joyce ka nënshtetësi të dyfishtë, duke komplikuar edhe më tej situatën për kryeministrin Malcolm Turnbull.

Qeveria australiane në rrezik nga të “huajt”

Personat me dy shtetësi nuk lejohen që të garojnë për post publik, sipas Kushtetutës së Australisë.

Dy senatorë, Scott Ludlam dhe Larissa Ëaters u detyruan të japin dorëheqjen muajin e shkuar sepse kishin shtetësi të dyfishtë, ndërsa për mandatin e dy senatorëve të tjerë, pikërisht Matt Canavan dhe Malcolm Roberts, po për të njëjtën arsye, do të vendosë Gjykata e Lartë.

Zëvendëskryeministri Joyce kishte pranuar më herët se mund të kishte nënshtetësi neozelandeze për shkak të origjinës së tij, por tha se çështjen do ta çojë në Gjykatën e Lartë.

Nëse edhe zëvendëskryeministrti i hiqet mandati, qeveria e shefit të tij Turnbull rrezikon që të humbasë pushtetin.

Më herët, Zelanda e Re konfirmoi se sipas ligjeve të saj, çdo fëmijë i një shtetasi neozelandez, pavarësisht se ku lind, merr automatiksisht nënshtetësinë, që siç duket është edhe rasti i zëvendëskryeministrit australian. Ky i fundit tha se, sipas avokatëve, nuk ka shkelur asnjë ligj dhe se do të vazhdojë funksionet e tij./Insajderi.com