Qeveria angazhon mekanizmat për ballafaqim me reshje të borës

Qeveria angazhon mekanizmat për ballafaqim me reshje të borës

Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes një komunikate për media ka njoftuar se po e përcjellë me vëmendje të posaçme situatën e krijuar në Kosovë pas reshjeve të mëdha të borës si dhe temperaturave të ulëta që kanë përfshirë vendin.

Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës thuhet se, Forca e Sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës, Qendra e Situatave në kuadër të Këshillit të Sigurisë në Zyrën e Kryeministrit, Ministria e Infrastrukturës si dhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave janë të angazhuara në ballafaqim me situatën, duke rritur gatishmërinë në tejkalimin e kësaj emergjence.

Kryeministri Isa Mustafa, po ashtu ka kërkuar nga institucionet kompetente që të rrisin mobilizimin.

“Gatishmërinë dhe koordinimin e gjithanshëm për t’i dal në ndihmë qytetarëve, institucioneve lokale, si dhe të gjitha komuniteteve e banorëve të vendit të cilët mund të ballafaqohen me pasojat e kësaj situate”, thuhet në komunikatë.

Më tepër për Dosjen Grande

Rrëfimi i Giffonit për grupin e udhëhequr nga Ukë Rugova