Qentë e mbyllur nëpër shtëpia private në Ulqin frikësojnë pushuesit

Qentë e mbyllur nëpër shtëpia private në Ulqin frikësojnë pushuesit

Pushuesit në qytetin e Ulqinit janë në hall me qentë e banorëve të këtij qyteti.

Disa pushues që kanë zgjedh plazhin e Ulqinit kanë dërguar një video në Redaksinë e Insajderit ku shihet duke ulëritur qeni në drejtim të tyre.

Këta qytetarë kanë rrëfyer për Insajderin se janë rrezikuar nga ta derisa kalojnë nga vendi ku ata janë të mbyllur në një shtëpi private.

Turistët nga Kosova çdo verë zgjedhin plazhet e Shqipërisë dhe atë të Malit të Zi mirëpo ata hasin në shumë parregullsi në vendet të cilët ata vendosin të bëjnë plazh. /Insajderi.com