Qëndrimi i shqiptarit të Sllovenisë gjatë himnit të Kosovës

10.09.2016 21:57

Edhe pse nuk ka zgjedhur të përfaqësojë Kosovën në basketboll, Gëzim Morina, basketbollisti i Sllovenisë me prejardhje nga Suhareka e Kosovës ka respektuar në maksimum himnin e Kosovës.

Qëndrimi i shqiptarit të Sllovenisë gjatë himnit të Kosovës

Ish-basketbollisti i Sigal Prishtinës ka qëndruar me dorë në zemër gjatë antonimit të himnit të Kosovës, raporton Gazeta Online Insajderi.

Morina edhe pse është përzgjedhur të jetë në mesin e 15 basketbollistëve të Sllovenisë në këto kualifikime të “EuroBasket 2017”, ka luajtur shumë pak minuta. Në ndeshjen e sotme ndaj Kosovës, Morina luajti vetëm në tre minutat e fundit të ndeshjes.

gzim

Kosova humbi ndaj Sllovenisë me dhjetë pikë disavantazh 81-91 ndaj Sllovenisë e cila kryeson në grup. /Insajderi.com

 

 

Alaves befason Barcelonën

10.09.2016 22:29