Qëndrimi i presidentit për legalizimin e marihuanës

Qëndrimi i presidentit për legalizimin e marihuanës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se nuk ka provuar kurrë marihuanë në jetën e tij.

Në dallim prej ish-presidentit amerikan Barak Obama i cili kishte pohuar se kishte pirë marihuanë kur kishte qenë adoleshent, shefi i shtetit kosovar ka mohuar kategorikisht konsumimin e marihuanës.

“Kanabis nuk kam provuar kurrë në jetën time”, ka thënë Thaçi në emisionin “Me Shukin” të transmetuar në RTV Dukagjini.

Megjithatë, Thaçi ka deklaruar se kishte provuar të konsumonte duhan gjatë kohës së studimeve të tij në Universitetin e Prishtinës.

“Unë nuk kam një eksperiencë të tillë. Jam munduar të pijë duhan, pra cigare. Kur kam qenë student jam përpjekur të pija duhan por thjeshtë duhani më ka refuzuar mua”, deklaroi presidenti Thaçi.

Thaçi ka thënë se është e rëndësishme për shoqërinë kosovare që të flasin për temën e marihuanës, që të mos mbetet tabu.

“Unë nuk jam kundër atyre që e provojnë, por gjithçka duhet të ndëshkohet sipas ligjit. Megjithatë është mirë që kjo çështje të diskutohet në shoqëri”, ka thënë presidenti. /Insajderi.com