Qendra shpirtërore dhe qendra politike

Qendra shpirtërore dhe qendra politike

U bë bujë në portale e komente të ndryshme në rrjetet sociale, titulli i përzgjedhur nga portale informative të djeshëme lidhje me atë që kam deklaruar gojarisht, por edhe herët lidhje me atë se cila është qendra politike e shqiptarëve sot?
Unë në asnjë prononcim timin me shkrim apo me gojë, asnjëherë dhe askund nuk kam thënë se “Brukseli është qendra shpirtërore e shqiptarëve”!!!
Atë që e kam thënë dhe që e them, dhe që do ta them prapë, sa herë që do të pyetëm është, se Qendra shpirtërore e shiptarëve të tri konfesionve është LINDJA, prej nga burojnë edhe të gjitha fetë monoteiste, kurse Qendra politike është BRUKSELI. Kaq, dhe as më shumë e as më pak.
Ata të cilët besojnë ndryshe kanë të drejtë të besojnë, sepse mendimi i lirë është e drejtë individuale e secilit, por duhesh të jesh tepër jashtë kontekstit kohor, politik dhe gjepolitikë të mendosh, se neve sot duhet të gjejmë një Qendër tjetër politike në Botë për ta zëvendësuar atë me Brukselin !
Jepni një propozim, cilën qendër politike po e admironi për ta zëvendësuar me Brukselin?
Ata të cilët në rrethanat e sotme të krijuar në Evropë dhe në Ballkan kërkojnë ndonjë Qendër tjetër politike, ose janë të verbër ose të porositur.
Ne si vend,popull e komb kemi nevojë për aleatë të gjitha vendeve dhe popujve në botë, dhe nuk kemi edhe nevojë që të hasmërohemi me askënd, ama se ku duhet të adresohemi politikisht për të ardhmen tonë dhe fëmijëve tanë, këtu nuk duhet të kemi asnjë dilemë.
GËZUAR EDHE NJËHERË FESTËN E KURBAN BAJRAMIT !