Qendra e Sigurisë Kibernetike në Çeki organizon garë kibernetike me partnerët Ballkanikë

Qendra e Sigurisë Kombëtare në Çeki mbajti një konkurs me temë Cyber Czech 2016 në datat 28 Shkurt - 1 Mars në Brno.

Qendra e Sigurisë Kibernetike në Çeki organizon garë kibernetike me partnerët Ballkanikë

 

Në këtë garë morën pjesë ekipe nga gjashtë vende të Ballkanit: Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.

Këto vende janë të gjitha anëtarë të programit TAIEX të Komisionit Europian i cili synon të mbështetë administratën publike. Gara u mbajt në Cybernetic Proving Ground pranë Institutit të Shkencave Kompjuterike në Universitetin Masaryk.

Gara u zhvillua në formë simulimi në ambjente të modifikuara teknikisht të cilat bënin të mundur manipulimin e përmbajtjeve deri në atë pikë sa të përbënin rrezik serioz në një rrjet të hapur.

Garuesit duhej të mbronin rrjetet e tyre nga sulmet kibernetike. Ekipet vinin institucione të cilat kujdeseshin për sigurinë kibernetike në vendet respektive. Ata u përballen me sulme për gjashtë orë me radhë.

Kjo vuri në provë aftësitë e tyre teknike duke vënë theksin e fortë tek rëndësia që bart informacioni. Me fjalë të tjera qëllimi i tyre ishte jo vetëm tu kundërpërgjigjeshin sulmeve dhe problemeve teknike por të mbanin përgjegjësi edhe për vendimet e tyre.

Mbulimi i gjërë mediatik rriti akoma edhe më shumë presionin ndaj tyre. Sfidat me të cilat u përballen reflektonin incidente reale. Situata bazohej në një incident të ndodhur në sektorin e transportit. Sistemi i kontrollit të sinjalistikës hekurudhore ishte aseti vulnerabël ndaj sulmeve.

Ky stimulim u mundësua falë një pune 9 mujore nga “Red Team” përbërë nga ekspertë sigurie të Qendrës së Sigurisë Kombëtare dhe Institutit të Shkencave Kompjuterike.