Qendërmbrojtësit më të mirë, sipas Maldinit

Qendërmbrojtësit më të mirë, sipas Maldinit

Legjenda e Milanit dhe kombëtares italiane, Paolo Maldini ka bërë vlerësimet e tij, për dy qendërmbrojtësit më të mirë në qarkullim.

Mbrojtësi i Real Madrid, Sergio Ramos është njëri prej të përzgjedhurve të Maldinit.

“Ramos është një nga mbrojtësit më të mirë në qarkullim. Luan në të gjitha pozicionet e mbrojtjes, është shumë i fortë në lojën në ajër, si dhe në lojën me top, duke qenë edhe organizator shumë i mirë i sulmeve të ekipit”, është vlerësimi i italianit për mbrojtësin e kombëtares spanjolle.

Mbrojtësi brazilian, Thiago Silva ishte i përzgjedhuri i dytë i Maldinit, si një nga mbrojtësit më të mirë.

“Ai luan për PSG dhe kampionati francez nuk ndiqet shumë, por mund të them se është fantastik në rolin e tij. Di të lexojë mirë lojën e kundërshtarit dhe ka aftësi të jashtëzakonshme me topin në këmbë. Është një siguri në mbrojtje dhe një organizator i shtuar për lojën e ekipit”, tha Maldini për brazilianin e Parisit.