Një kosovar (21 vjeç) ishte qëlluar me armë mbrëmë në oborrin e shkollës në Ebikon në Lucernë të Zvicrës. Policia ka arrestuar një zviceran (34) dhe po kërkon dëshmitarë tjerë, raporton gazeta zvicerane Blick.
Polica ishte alarmuar për të shtëna me armë mbrëm rreth ores 20:45, në rrugën Schulhausstrasse në Ebikon, njoftoi policia e Lucernës.
Policia kishte hasur në disa njerëz në sheshin para shkollës Wydenhof. Njëri prej tyre, një kosovar 21-vjeçar ishte i plagosur. Ai u dërgua në spital me ambulancë dhe thuhet të jetë jashtë rrezikut për jetë, thotë policia.
Policia tha se është arrestuar një zviceran 34-vjeçar në lidhje me ngjarjen. /Insajderi.com