Qehaja: Kandidatura e Palestinës pengon anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Qehaja: Kandidatura e Palestinës pengon anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Drejtori i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, Florian Qehaja, ka thënë se Kosova ka gjasa minimale për t’u anëtarësuar në INTERPOL.

Sipas tij, anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë në një mënyrë mund të pengohet nga kandidatura e Palestinës.

“Gjasat që Kosova të anëtarësohet sivjet janë minimale dhe çdo manipulim në këtë drejtim duhet dhënë llogari. Kjo për një arsye mbase të vetme: shtetet të cilat përkrahin fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL janë kundër Palestinës e cila ka rastis që të jetë në agjendën e njëjtë për votim me Kosovën. Përderisa Kosova gjendet në një listë të votimit me Palestinën mundësitë për përkrahje janë minimale dhe këtë duhet thënë troç”, ka shkruar Qehaja.

“Tani se a do të kemi gjasa sikur nuk do të ishim në një listë bashkë apo edhe vitin tjetër, mund të ju them se përkrahja ndërkombëtare është shume e fuqishme dhe shumë më e vendosur se sa në UNESKO. As Rusia dhe as Serbia nuk do të mund ta ndal anëtarësimin e Kosovës sepse argumentet profesionale janë në favor absolut të bashkëpunimit të sigurisë në një botë ku sfidat globale të sigurisë janë asimetrike dhe tejet komplekse”, ka përfunduar Qehaja.