Qasja lokaliste e Stavilecit: Në Komunë ka drejtorë që nuk janë nga Prishtina

Qasja lokaliste e Stavilecit: Në Komunë ka drejtorë që nuk janë nga Prishtina

Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik dhe anëtari i PDK-së, Blerand Stavileci, ka ripërsëritur akuzat tashmë të bëra publike ndaj qeverisjes së Shpend Ahmetit në Prishtinë por ka shkuar edhe më tej duke akuzuar për emërime në poste drejtuese të njerëzve që nuk janë nga Prishtina por janë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kësisoj, Stavileci vuri në pah qasjen e tij lokaliste teksa kritikoi faktin se drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci, vjen nga Gjakova.

Nagavci është bërë deputete në Kuvendin e Kosovës.

“A nuk ka mjaftueshëm ekspertë në Prishtinë”, ka thënë Stavileci në Rubikon të KTV-së.

Stavileci ka përmendur edhe një zyrtarë tjetër të lartë që sipas tij ka ardhur nga Gjilani. /Insajderi.com