Putini e ka seriozisht: Zotohet se do hakmerret keq ndaj SHBA-së

Putini e ka seriozisht: Zotohet se do hakmerret keq ndaj SHBA-së

Kremlini u zotua të dielën se do të hakmerret ndaj Shteteve të Bashkuara për miratimin e sanksioneve ndaj Rusisë, lidhur me ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar, me synimin pët të ndihmuar që ato t’i fitonte Donald Trump.

Zëvendës ministri i jashtëm rus Sergei Ryabkov tha në një intervistë për rrjtetin televiziv ABC News, se “jemi të vonuar” dhe se “Moska po shqyrton opsione të ndryshme” për këtë çështje.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se Presidenti Trump do ta nënshkruajë ligjin e miratuar me shumicë dërrmuese nga Kongresi për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë, Iranit dhe Koresë së Veriut.

Zëvendësministri i jashtëm rus tha se votimi në Senatin amerikan 98 vota pro dhe 2 kundër sanksioneve ndaj Rusisë ishte “pika e fundit” e asaj që ai e përshkroi si “një ligj i çuditshëm dhe i papranueshëm”.

Presidenti Obama pati mbyllur dy komplekse ruse dhe dëboi 35 diplomatë rusë dhjetorin e kaluar, më pak se një muaj para se të largohej nga posti i presidentit. Por Moska nuk ju kundërpërgji këtij veprimi deri javën e kaluar, kur mbylli dy prej komplekseve amerikane në Rusi dhe urdhëroi kthimin në Shtetet e Bashkuara të 745 diplomatëve amerikanë deri më 1 shtator.

Disa analistë në SHBA patën menduar se zoti Trump, në përpjekje për të lehtësuar tensionet me Presidenti rus Vladimir Putin, mund t’i përmbyste sanksionet ndaj rusëve kur të vinte në postin e Presidentit, por ai nuk e bëri një gjë të tillë.