Putin, Trumpit: Topi është në dorën tënde

Putin, Trumpit: Topi është në dorën tënde

Takimi i parë mes Presidentit amerikan Donald Trump si dhe atij rus Vladimir Putin, nuk ka kaluar dhe pa ndonjë shaka.

Pasi dhanë detaje rreth temave të cilat diskutuan në këtë takim, Presidenti rus Vladimir Putin, i ka dhuruar një top futbolli të Kampionatit Botëror 2018, Presidnetit amerikan Donald Trump, njofton Klan Kosova.

”Topi është në dorën tëndë”, i ka thënë Putin, Trumpit me pak shaka.

Ky koment mes tyre pasoi pasi ata diskutuan rreth çështjeve më me ndikim për të dyja vendet, ndërsa Putin la të kuptojë që tutje është përgjegjësi e Trump se si të rrjedhin gjërat për raportet mes Rusisë e SHBA-ve.