Putin i thotë Vuçiqit: Ka shenja që situata në rajon është ashpërsuar

27.03.2017 16:53
Putin i thotë Vuçiqit: Ka shenja që situata në rajon është ashpërsuar

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka uruar pushtetit aktual në Serbi sukses në zgjedhje.

“Jemi të bindur se zgjedhjet do të realizohen në nivelin më të lartë”, tha Putin në fillim të takimit të tij të sotëm në Moskë, me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ka shtuar se “i urojmë sukses pushtetit të tashëm”.

Vuçiq është kandidat për president të Serbisë në zgjedhjet që mbahen më 2 prill.

Zoti Putin theksoi se me Vuçiqin dëshiron ta shqyrtoj edhe situatën në rajon, shkruan Radio Evropa e Lirë.

“Shumë do të dëshiroja që me ju ta shqyrtoj situatën në rajon, sepse, siç duket, sipas disa shenjave të jashtme, ekziston një lloj i ashpërsimit”, tha Putin.

Mëtutje, presidenti rus tha se sido që të zhvillohet situata politike, ai shpreson se raportet Rusi – Serbi do të zhvillohen pozitivisht, raporton agjencia Beta nga Moska.