Putin mund të ketë më shumë pasuri se Bezos dhe Gates së bashku

Putin mund të ketë më shumë pasuri se Bezos dhe Gates së bashku

Themeluesi i Amazonit, Jeff Bezos, dhe bashkë-themeluesi i Microsoft-it,  Bill Gates, njihen si njerëzit më të pasur në botë, mirëpo sipas një financieri amerikan, presidenti rus Vladimir Putin është ai cili zë vendin e parë.

Bill Browder, një financier amerikan, javën e kaluar u bëri të ditur senatorëve se presidenti rus është më i pasur se të dy Bezos dhe Gates, së bashku.

Shefi ekzekutiv i Menaxhmentit të Hermitage Capital tha se Putin ka një pasuri me vlerë 200 miliardë dollarë, shkruan The Independent duke u bazuar në një artikull të Neësëeek.

Kompania e Browder ishte dikur investitor në Rusi, dhe se ai ishte aksionar në Gazprom, Surgutneftegas dhe ndërmarrje të tjera shtetërore ruse në vitet 1990.

Rreth asaj kohe, Putini supozohet se ka bërë një marrëveshje me biznesmenët rusë, dhe kjo si rezultat e bëri “njeriun më të pasur në botë”, pretendon Broëder.

Neësëeek raporton se sipas formës zyrtare të pasurive të presidentit – një rregull e detyrueshme publike për të gjithë zyrtarët e qeverisë ruse – ai përfiton 133,000 dollarë në vit dhe ka një apartament modest në Moskë.

Të dy, Bezos dhe Gates kanë vlerë më shumë se 90 miliardë dollarë sipas të dhënave të Bloomberg. /Insajderi.com